Uncategorized

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Po e konsideroj sqarim nga se i adresohet opinionit publik. Nuk po i reagoj Visar Mehmetit, nga se qasja e tij është politike.

Visar Mehmeti me shkrimin e tij po mundohet të krijoj mjegullnajë në opinion publik dhe njëherit përpiqet që këtë rast ta shfrytëzojë për poena politik.

Më datë 7 nëntor 2024 në vizitë në institucionin tonë kemi pasur një delegacion qeveritar të shoqëruar nga kryetarja e komunës znj. Ardita Sinani, nga kryetari i Trupit Kordinues. Kohës së fundit nga Trupi Kordinues kemi marrë mbështetje financiare për institucionin që e udhëheqë. Mbështetje që sa do pak ka ndihmuar në plotësimin e disa nevojave që kemi si institucion parashkollor.

Për këtë mbështetje pata bërë gati një fletëfalemenderim apo mirënjohje për kryetarin e Trupit Kordinues. Në takimin e 7 nëntorit shfrytëzova rastin, në cilësin e drejtorit të këtij institucioni, që t’i dorëzoj fletëfalemenderimin apo mirënjohjen. Dorëzimi i këtij fletëfalemenderimi nuk është bërë në konsultë me asnjë institucion, personalitet, duke përfshi këtu edhe kryetarën e komunes znj. Ardita Sinani. Thjesht ka qenë shfrytëzim i rastit për dorëzimin e kësaj mirënjohje.

Andaj, kërkojë që fletëfalemenderimi apo mirënjohja nuk duhet të politizohet në politikën lokale. Gjithashtu, nuk duhet kuptuar si nënshtrim, por si motivim, inkurajim për mbeshtetje të vazhdueshme. Mbështetje që kemi nevojë si institucion, në kuptimin e përmisimit të kushteve për fëmijët tanë.

Në këtë sqarim e shoh të arsyeshme t’i referohem kujtesës jo të largët, ku secilit person që ka dhënë kontribut në çfarë do forme në këtë institicion i kam ndarë mirënjohje.Pra, dhënia e mirënjoheve është bërë traditë në institucionin tonë. Pra, unë në cilësinë e drejtorit të këtij institicioni do të vazhdoj të jap mirënjohje për cdo kend që do të kontribuoj për këtë institucion.

Reagimi i personit në fjalë, më bënë që të vij deri te konstatimi, se nuk e ka hallin e entit parashkollorë, e as të kushteve për fëmijët e këtij enti, nuk e ka pasur edhe atëherë kur ka qene në pushtet me kryetarin e tij. Mjafton të i’a kujtojmë se punëtorët e entit në ditën e festës së Bajramit i ka lënë pa paga. Sikurse të kishin dhënë një kontribut simbolik, sigurisht se edhe z. Visar Mehmetit do ti kishim dhënë mirënjohje. Kërkoj që kalkulimet politike t’i kërkojn diku tjetër.

Për mua, si drejtor prioritet është ofrimi i kushteve më të mira fëmijëve dhe personelin.

Drejtori i Entit Parashkollor “8 MARSI” Preshevë

Bejzad Asllani

See insights

Boost a post

All reactions:

55

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *