Dita botërore e luftës kundër Diabetit
Dita botërore e luftës kundër diabetit
Sot isha e pranishme në aksionin e organizuar nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë për matjen falas të sheqerit në gjak, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e parandalimit të diabetit.
Një falënderim i veçantë për punëtorët shëndetësor që me përkushtim e profesionalizëm kujdesen për qytetarëve tanë.
Një stil jetese i shëndetshëm, aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqimi i balancuar janë hapa të rëndësishëm për parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera kronike. Le të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të bëjmë kontrolle të rregullta!